Ngerci PD kerkon zgjidhje PS presion me protesta

Ngjela Janari muaji i protestave qe rrezojne qeverine. Berisha i paligjshem do ta rrezojme
Kur mazhoranca kerkon uljen ne bisedime per te arritur sa me pare zgjidhjen e ngercit politik dhe ecjen perpara te vendit nepermjet reformave opozita e majte kerkoi diten e djeshme vazhdimin e protestave me synimin e vetem sipas saj ate te rrezimit te qeverise. Ka qene kreu i PLD-se Spartak Ngjela nje prej perfaqesuesve te Opozites se Bashkuari cili konfirmoi edhe nje here qendrimin e opozites per vazhdimin e protestave pavaresisht se situata aktuale kerkon kompromis ku vete mazhoranca ka kerkuar zgjidhjen e ngercit politik por me ane te nje propozimi sipas ligjit dhe gjykatave. Opozita e Bashkuar e konsideron situaten aktuale teper te rende te renduar nga papergjegjshmeria e nje kryeministri te paligjshem. Mospranimi per hapjen e kutive te materialeve zgjedhore eshte prova e sakte e manipulimit te zgjedhjeve. Tani me ane te vertitjeve dhe argumenteve injorante e gjithe shoqeria shqiptare opinioni publik nderkombetar kuptoi se zgjedhjet e qershorit 2009 kane qene te manipuluara. Opozita e Bashkuar i ben thirrje popullit opozitar qe muaji janar te kthehet i gjithi ne muajin e protestave per largimin e nje qeverie te paligjshme - tha Ngjela. Tashme opozita nuk i arsyeton me zhvillimin e protestave me transparencen e cila per nje kohe te gjate ishte kauza kryesore e PS-se per zgjedhjet e kaluara parlamentare te 28 qershorit por vetem me arsyen primare per rrezimin e qeverise dhe Kryeministrit te saj. Ndersa per sa i perket hetimit te zgjedhjeve dhe propozimit te PS-se Ngjela mendon se opozita i ka bere tere leshimet e mundura ndaj mazhorances dhe eshte pikerisht kjo e fundit e cila po e pengon zgjidhjen e ngercit politik. Opozita e Bashkuar i ka bere te gjitha leshimet per hetimin parlamentar por eshte mazhoranca e cila qellimisht e pengon ate. Kjo qeveri ka manipuluar zgjedhjet. Prova e sakte eshte mospranimi i formules nga ky kryeminister i paligjshem per hapjen e materialeve zgjedhore. Te gjitha te tjerat jane loje fjalesh paranoje dhe mungese e theksuar vullneti per ti dhene shqiptareve demokraci - u shpreh Ngjela. Edhe arsyetimi i mazhorances per kundershtimin e saj per propozimin e PS-se qe kishte te bente kryesisht me mbeshtetjen e dyshimeve te socialisteve per vjedhjen e votave ne fakte dhe prova eshte konsideruar nga Ngjela ne menyre ekstreme si koncept psikiatrik. Togfjaleshi i degjuar rendom para disa ditesh prova faktesh dhe grup faktesh nuk eshte koncept juridik eshte koncept psikiatrik. Ne nuk mund te pranojme paranojen per arsye dhe sallaten e fjaleve per argument. Ajo qe pranojme ne eshte fakti qe Shqiperia nuk ka zgjedhje te lira qe shoqeria shqiptare nuk eshte ne demokraci - nenvizoi Ngjela. Gjithashtu ne fjalen e tij kreu i PLD-se theksoi se situata ku ndodhet aktualisht vendi eshte mjaft e rende duke nenvizuar varferine dhe permbytjet dhe e gjithe kjo sipas Ngjeles vjen nga papergjegjshmeria e qeverise. Situata ekonomike eshte e rende. Gjendja e papergjegjesise se kesaj qeverie ka krijuar permbytje varferi dhe papunesi dhe keto tregojne se kemi te bejme me nje qeveri qe drejtohet me paranoje dhe pa arsye - deklaroi Ngjela kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi. Opozita ka rreth 2 muaj qe ka rifilluar protestat ne rruge qe nga data 26 nentor ne Elbasan dhe me pas ka vazhduar ne disa qytete te tjera te Shqiperise edhe pse ato jane zhvilluar me nderprerje dhe jo me mbeshtetjen e madhe te pritur nga opozitaret. Tashme qe po diskutohet zgjidhja e ngercit politik dhe arritja e kompromisit opozita vijoi me thirrjen e saj per protesta dhe siguroi se ato do te rifillojne ne muajin janar.
Rama deputeteve Asnje leshim nga oferta e fundit
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama zhvilloi diten e djeshme nje sere takimesh brenda selise roze ne kuader te seances se fundit te Kuvendit per kete vit e mbledhur ekskluzivisht per kerkesen e PS-se per hetim parlamentar te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Ne keto takime kreu socialist Edi Rama u kerkoi si dy negociatoreve perfaqesues te PS-se Xhafaj dhe Gjiknuri ashtu edhe deputeteve roze qe te mos bejne asnje leshim nga oferta e depozituar se fundmi ne Kuvend. Keshtu duket se Partia Socialiste nuk do te beje asnje hap pas nga oferta e saj duke lene ne tavoline nje mundesi shume te paket per zgjidhjen e ngercit politik qe ka me shume se 18 muaj qe po kalon vendi. Socialistet do te kembengulin ne hetimin parlamentar nepermjet nje komisioni te kryesuar prej tyre dhe me shumice opozitare edhe pse kjo pranohet nga mazhoranca por kerkohet qe kerkesa e PS-se te shkruhet ne menyre ligjore dhe me pas te behet marreveshja me fjale. Gjate paradites kreu i socialisteve Edi Rama zhvilloi nje takim me dy negociatoret e kesaj force politike Fatmir Xhafaj dhe Damian Gjiknuri te pasuar me pas me anetaret e Komisionit parlamentar te Ligjeve te kesaj partie takime te cilat zgjaten deri ne oren 1400. Mesohet se kreu i selise roze dhe disa deputete te kesaj force politike kane kerkuar me kembengulje qe PS te mos beje asnje terheqje ne kerkesen per transparence por ti behet presion mazhorances qe opozites ti mundesoje hetimin nepermjet ketyre kerkesave te cilat sipas socialisteve jane pranuar pak kohe me pare prej Kryeministrit Berisha. Me pas rreth ores 1445 kreu socialist Rama mblodhi grupin parlamentar socialist ku diskutim kryesor sigurisht ishte propozimi i PS-se per hetimin parlamentar te zgjedhjeve te 28 qershorit. Ne kete mbledhje kryesocialisti u ka dhene direktivat kryesore deputeteve socialiste ku paresor ishte ai per berjen presion mazhorances per te pranuar oferten e PS-se per hetim parlamentar duke mos bere asnje leshim te pakten per momentin. Partia me e madhe ne opozite para pak ditesh u eshte drejtuar nderkombetareve me letren ku ve ne dispozicion qendrimin e saj qe sipas PS-se eshte ne perputhje te plote me rezoluten e PE-se. Nepermjet kesaj ne rastin kur nuk arrihet asnje kompromis ndermjet paleve per komisionin hetimor PS pret gjithashtu nje zgjidhje te situates nepermjet nderhyrjes se nderkombetareve ne ndryshimin e qendrimit te mazhorances