E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançesteri ruan kreun e Premier Ligës

Mançester - Mançester Junaited arriti të marrë një fitore dramatike 3-2 përballë Aston Vilës, duke arritur të ruajë kreun e Premier Ligës pas javës së 31-të. Dhjetë minutat e fundit rezultuan vendimtare për kampionët e Anglisë, të cilët arritën të kthenin avantazhin e miqve.

Mançesteri kaloi i pari në avantazh me anë të Kristiano Ronaldos në minutën e 14-të. Aston Vila arriti të kthente rezultatin me dy golat e shënuar nga Keriu dhe Agbonlahor në minutat 30’ dhe 58’.

Në minutën e 80-të Kristiano Ronaldo do të shënonte një gol të mrekullueshëm duke rikthyer shpresat e fitores për skuadrën e Fergusonit. Në minutën e fundit të takimit italiane Makeda arrin të shënojë një gol spektakolar pas përpjekjeve të shumta nga ana e Mançesterit.

Me këtë fitore 3-2 ekipi i Mançesterit ngjitet në kuotën e 68 pikëve, duke arritur të ruajë kreun nga rreziku i Liverpulit që ka një pikë me pak. Aston Vila ndodhet në vendin e pestë me 52 pikë, duke ndjerë seriozisht rrezikun e Evertonit që është një vend më poshtë.

Më poshtë do të paraqesim në video golin fantastik të shënuar nga italiani Makeda në minutën e fundit të takimit. Rezultatet dhe renditjen e Premier Ligës mund t'i gjeni në logon e këtij kampionati në faqen e parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›