E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester City kerkon argjentinasin Cambiasso

Pas Realit dhe Atletico-s, tashme pronaret arabe i kane hedur syte nga tregu italian ku kerkojne te blejne nga skuadra e Interit.

Manchester City nuk ndalet me oferta milionere ndaj klubeve konkurrente ne Europe. Pas Realit dhe Atletico-s, tashme pronaret arabe i kane hedur syte nga tregu italian ku kerkojne te blejne nga skuadra e Interit.

Shenjestra eshte vendosur mbi argjentinasin Esteban Cambiasso. Per te tunduar presidentin Massimo Moratti anglezet jane te gatshem te derdhin 30 milione euro ne arken e klubit me qender ne rrugen “Durini”. Lajmin e bejne te ditur tabloidet angleze, sipas te cileve, kjo oferte mund te vleresohet nga presidenca e Interit, duke pare qe Cambiasso mberriti me parametrat zero nga Reali i Madridit.

Argjentinasi ka nje kontrate qe e lidh deri ne vitin 2010 me zikalterit dhe ne sezonin qe u mbyll, ai ishte nje prej lojtareve kyc te skuadres, madje shpesh here u vleresua edhe si lideri i Interit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›