E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil, muze gjigand ne nder te kombetares

Muzeu shtrihet ne nje siperfaqe prej 7 mije metrash katrore dhe u ka kushtuar investitoreve private dhe publike mbi 12 milione euro.

Futbolli brazilian ka mbledhur ne nje muze gjigand gjithe kujtimet e futbollit. “Museu do Futebol” eshte inaguruar diten e sotme ne stadiumin “Pacambeu” te San Paolos ne prani te autoriteteve me te larta sportive ne vend dhe legjendave te kombetares se selecaos, mes te cileve ndodhej edhe Pele.

Muzeu shtrihet ne nje siperfaqe prej 7 mije metrash katrore dhe u ka kushtuar investitoreve private dhe publike mbi 12 milione euro. Mes mijera fotove pasqyrohet historia e lavdishme e kombetares se Brazilit, 6 here kampione bote.

Te mallengjyer per kete veper jane shprehur shume ish futbolliste te kombetares, si te brezit te vjeter, ashtu edhe te atyre qe e kane “zhveshur” prej pak kohesh fanelen ngjyre ari. “Eshte nje muze qe te dhuron emocione te medha. Futbolli brazilian e meritonte kete dhurate” eshte shprehur Marcos Cafu, fitues i dy kupave te botes, ne vitin 1994 dhe 2002.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›