E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mini El Classico i takon Barcelonës

Derbi i ligës së dytë spanjolle Segunda Division, që u zhvillua ndërmjet Barcelona B dhe Real Madrid Castilla, apo edhe siç quhet ndryshe Mini El Classico i takoi ekipit catalanas, të cilët mposhtën madrilenët e rinj me rezultatin e përgjithshëm 2 me 0.

Të dy golat e Barcelonës u shënuan në fraksion prej 4 minutash me golashënues Sandro Ramirez në min. e 23 dhe të Dani Nietos në të 27-ën i cili shënoi nga penalltia.

Më gola nuk pati as në pjesën e parë dhe as në të dytën edhe pse të dyja ekipet patën raste për shënim, duke treguar se edhe pse të rinj dijnë të jenë rivalë të denjë dhe me të vërtetë e meritojnë që dueli i tyre të quhet El Classico 2.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›