Manchester City shkarkon trajnerin italian, Roberto Mancini
Manchester City ka shkarkuar nga puna trajnerin e deritanishëm, Roberto Mancini.
Pronarët e kampionëve të Anglisë nga viti i kaluar nuk mund ta toleronin një sezon zhgënjyes, pas gjithë atyre investimeve që kanë bërë në skuadër.
“Me keqardhje, Manchester City njofton se ka shkarkuar nga detyra trajnerin Roberto Mancinin”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga City, ku sqarohet se vendimi është marrë nga pronari, kryetari dhe bordi, pasi strategu italian nuk i ka përmbushur objektivat e klubit.
Ish-trajneri i Interit filloi punën në ‘Etihad Stadium’ në vitin 2009 dhe me Cityn ka arritur ta fitojë një herë Kupën FA (2010/2011), Ligën Premier (2011/2012) dhe FA Community Shield (2012).
Trajneri i Malagas, Manuel Pellegrini, pritet të angazhohet në vendin e lënë bosh nga 48-vjeçari.
Nga ana tjetër, klubi i pasur i Monaco ka shprehur interesim për Mancinin.
(a.k/tg/BalkanWeb)