Sadiku: Në Zvicër, Itali ose Gjermani
Po përfundon sezoni dhe Armando Sadiku po bëhet gati të largohet nga Lugano, në drejtim të ofertës më të mirë. Sadiku e shpreh hapur se Lugano për sezonin e ardhshëm nuk duhet ta llogarisë. "Gjatë këtyre muajve të fundit kam dëgjuar gjithçka. Nuk ka asgjë konkrete dhe jo më të jetë vendosur. Unë jam në dritare dhe e di se disa skuadra më kanë kërkuar. Të gjithë emrat që janë në qarkullim janë pjesë e axhendës së menaxherit tim. Në javët e ardhshme pres më shumë dhe jam i bindur se jam gati për të bërë kalimin e madh. Sao Paolo është shumë larg dhe nuk është një zgjidhje për mua. Zvicër, Itali Gjermani, do të ishte më mirë", - është shprehur Sadiku.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)