Manchester U. tregon veten, nga 3-0 në 3-3

Manchester United i tregon dhëmbët Chelseat, pasi arritin të përmbys rezultatin nga disavantazhi prej tre golash për të barazuar në 3-3 në derbin e javës përballë Chelseat, të zhvilluar të dielën mbrëma në Stamford Bridge. përfundoi me rezultat 3-3.
Fillimi ishte i mbrapsht për United. Jonny Evans (36’) shënoi autogol duke i kaluar vendasit në epërsi. Në minutën e dytë të pjesës së dytë, Juan Mata rriti epërsinë në 2-0 për Chelsea.
Vetëm 5 minuta më vonë (51’), David Luiz shënoi duke emopcionuar jashtë mase tifozët vendas në Stamford Bridge. Por United nuk kishte ndërmend të dorëzohet. Wayne Rooney realizoi me sukses penlltinë për United në minutën e 58-të.
Edhe goli i dytë erdhi nga penalltia, dhe sërish ishte Rooney ai i cili shënoi (69’). Barazimi erdhi në minutën e 84-të nga Javier Hernandez. Pas këtij barazimi, Manchester United mbetet dy pikë prapa liderit Manchester City, ndërsa Chelsea rëndiet e katërta me një pikë më shumë se vendi i pestë, të cilin e mban Newcastle United.