E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani barazon me Napolin, po kështu edhe Juve

Milani nuk ka arritur të bëjë më shumë se sa të barazojë pa gola me Napolin në San Siro, duke mos shfrytëzuar barazimin e Juventusit nga ana tjetër ndaj Sienës për t`u ngritur në tabelë.

Ndeshjen e dominuan lehtësisht kuqezinjtë nga fillimi, me figurën kryesore Ibrahimoviç i cili ishte figura kryesore dhe tentoi të shënonte.

Në pjesën e dytë një rast të mirë e kishte Robinho, por kjo ishte gjithçka, pasi sfida përfundoi vetëm me një karton të kuq të Zlatan Ibrahimoviç.

Edhe Juventusi nuk arriti të bëjë asgjë në takimin e zhvilluar në Juventus Arena, e që përfundoi pa asnjë gol të realizuar, pavarësisht dominimit ndaj Sienës së fortë në mbrojtje.

Me këtë barazim Milani ka 44 pikë në tabelë, një më pak se Juventusi që po ashtu barazoi me Sienën. Bardhezinjtë kanë 45 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar në vendin e parë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›