Versioni rock i Barcelonës për El Clasico, fanella e frymëzuar

Barcelona do të luajë El Clasico-n e parë të sezonit, të shtunën më 28 tetor në orën 16:15 në stadiumin Lluís Companys (i cili do të presë Blaugranat për të gjithë sezonin, ndërsa pret që të përfundojë rinovimi i Camp Nou), me një fanellë speciale.
Klubi Blaugrana ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e uniformës me të cilën do të sfidojë Real Madridin e Ancelottit, i cili në bazë të marrëveshjes me Spotify, do të ketë në qendër logon e famshme dhe të pagabueshme të Rolling Stones.
E gjithë kjo vetëm pak ditë pas publikimit të albumit të parë të grupit historik të Mick Jagger që nga viti 2005, ‘Hackney Diamonds’, i cili do të dalë të premten më 20 tetor dhe do të jetë i disponueshëm në platformën e njohur të transmetimit.