Manchester United feston 100-vjetorin

Manchester United, një nga klubet më të mëdha në historinë e futbollit ka festuar 100 vjetorin në Teatrin e ëndërrave, Old Trafford, stadium ku United ka zbritur për herë të parë në fushë në 19 shkurt 1910, ku edhe ka humbur 4-3 përballë Liverpool. I themeluar në 1878 si Newton Heath Lancashire dhe Yorkshire Railway Football Club, emri i skuadrës është ndryshuar në 1902.
Ngjitja e United drejt lavdisë, ka filluar sidoqoftë, pas Luftës së Dytë Botërore, me menaxherin e atëhershëm Matt Busby. Majat e Divizionit të parë, që tani quhet Premeier League, janë prekur në sezonin 1956-57, vit në të cilin është fituar edhe Kupa e Federatës dhe Kupa e Kampioneve. Më pas erdhi tragjedia. Në kthimin nga triumfi kundër Crvena Zvezda në Beograd, për çerekfinalen e Kupës së Kampioneve, aeroplani me skuadrën e United është rrëzuar në Mynih, në 6 shkurt të viti 1958. 8 lojtarë dhe tre zyrtarë humbën jetën, bashkë me 12 pasagjerë të tjerë. Klubi anglez megjithatë arriti të ngjitet sërisht në majën e futbollit evropian. Tekniku më i suksesshëm është ai aktual i Djajve të Kuq, Sir Alex Ferguson, në drejtim të United që nga viti 1986.
Eno Skarço Azhornuar së fundi ( e premte , 19 shkurt 2010 ) < I mëparshmi