E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet për kreun e FSHF-së, në garë Halili dhe Vata

Refik Halili dhe Rudi Vata jane kandidatet zyrtare qe do te sfidojne presidentin aktual te Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka ne zgjedhjet per postin me te larte te qeverise se futbollit ne vend, qe do te mbahen me 9 mars. Halili, aktualisht presidenti i Tiranes eshte propozuar pikerisht nga klubi bardheblu i kryeqytetit, nderkohe qe Vata ka marre propozimin nga klubi i Kategorise se Pare, Bylis.

Te dy kandidatet do te kerkojne te vihen ne krye te Federates Shqiptare te Futbollit, e cila per afro tete vjet eshte drejtuar nga Armand Duka. Ky i fundit eshte propozuar per te marre edhe nje mandat te trete nga disa klube te kategorise Superiore, por edhe te Pare dhe atyre inferiore. Duka u zgjodh president i FSHF-se ne vitin 2002, nderkohe qe mori nje mandat te dyte edhe ne Asamblene Zgjedhore te vitit 2006, ku ku fitoje ndaj dy kandidateve te tjere Salvador Kacaj dhe Edmond Haxhiaj.
Ne zgjedhjet per president te 9 marsit, presidenti aktual i federates do te kerkoje te qendroje edhe per kater vjet te tjera ne krye te qeverise se futbollit shqiptar, ku duhet te munde rivalitetin e Refik Halilit dhe Rudi Vates.

I pari prej vitesh ka qene donator i Tiranes, përpara se te zgjidhej president i saj vitin e shkuar, nderkohe qe i dyti ka nje CV te pasur sa i perket futbollit te luajtur. Vata ka qene ish-futbollist dhe kapiten i kombëtares shqiptare per shume vite, përpara se te behej nje menaxher i FIFA-s. Me keto eksperienca Rudi Vata dhe Refik Halili do te vihen perballe Armand Dukes per te marre presidencen e FSHF-se ne zgjedhjet e 9 marsit qe do te zhvillohen ne qytetin e Durresit.

Nertan Prifti
< I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›