E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester United humb në miqësoren e parë

Manchester United ka nisur me nje humbje fazen pergatitore ne prag te sezonit te ri, duke u mundur 3-2 ne ndeshjen miqesore te zhvilluar ne Meksike kunder vendasve te Chivas. Skuadra meksikane do te kalonte ne avantazh shume shpejt me Hernandez ne minuten e 8-te te takimit. Sulmuesi, i cili eshte blerja me e re e Manchester United do te dergonte topin ne rrjete me nje goditje te sakte nga jashte zones.

Gjithsesi, anglezet do te barazonin shifrat vetem pas dy minutash me Smalling, qe do te dergonte ne porte nje harkim nga kendi i djathte. Pjesa e pare do te mbyllej me epersine e Chivas, qe ne minuten e 37-te do te shenonte golin e dyte me Adolfo Bautista. Me rikthimin ne fushe per fraksionin e dyte, Hernandez do te bente debutimin me Manchester United, duke veshur fanellen e “Djajve te kuq”. Megjithate, kjo nuk do te ndihmonte skuadren e Aleks Ferguson nga goli i trete.

Ne minuten e 58-te Hector Reynoso, do te dergonte topin per te treten here ne porten e anglezeve, qe dhjete minuta nga fundi i takimit do te ngushtonin shifrat me portugezin Nani, i cili do te përfitonte nga nje gabim i mbrojtjes vendase. Ne fund 3-2 per Chivas, por Manchester United i Aleks Ferguson ka fituar sulmuesin Javier Hernandez, i cili eshte cilësuar si nje nga zbulimet e Boterorit 2010 ku luajti me kombëtaren e Meksikes.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›