E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Presim vendimin e maxhorancës. Koalicioni me PD i qëndrueshëm

Lëvizja Socialiste për Integrim do të presë veprimin e maxhorancës kundrejt presidentit para se të përcaktojë qëndrimin e saj në këtë cështje. Megjithatë sekretari i përgjithshëm i kësaj force bërë të qartë se në të gjitha rastet do të respektohet kushtetuta dhe marrëdhëniet dhe ndarja e pushteteve.

“çdo qëndrim duhet kushtëzuar nga kushtetuta dhe çdo qëndrim duhet motivuar me respekt dhe me zbatimin e kushtetutës. është e udhës dhe e domosdoshme që palët të gjykohen dhe të vihen në lëvizje në raport dhe në respekt të kushtetutës. Unë pres të shoh lëvizjen e radhës së motivuar nga kushtetuta dhe vazhdim të saj do të shprehim qëndrimin tonë” tha Luan Rama.

Rama ka nxituar të theksojë se pavaresisht mënyrës së ndryshme të votimit në kohët e fundit, koalicioni PD-LSI është i qëndrueshëm.

Ai gjithashtu ka kritikur protestat e paralajmëruara në shtator të socialistëve.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›