E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania dhe Italia, nënshkruajnë ‘paqen’ në Dortmund

Gjermania nuk ka arritur dot të hakmerret në Dortmund për atë eliminim që skuadra axurre i bëri 5 vjet më parë në kuadër të Kupës së Botës që u zhvillua në tokën e pancerave. Ndonëse skuadra e Joakim Lëvit e nis mirë takimin, Gjermania nuk arrin do ta ruajë rezultatin e ndeshjes. Në fillim ka shënuar Miroslav Klose (17’), që ka shfrytëzuar më së miri asistin e dalë nga kombinimet e shkëlqyera Ozil-Myler dhe nga qendërzona, e ka mposhtur me lehtësi Bufonin. Takimi bëhet elekstrizues, pasi të dyja skuadrat nuk e heqin këmbën nga pedalja e “gasit”. Minnutat kalojnë dhe Italia rikuperon disavantazhin vetëm në minutën e 81-të, kur Xhuzepe Rosi shënon pas pritjes së parë të bërë nga Nojer. Rezultati nuk ndryshon dhe njëra nga ndeshjet më të forta të kontinentit mbyllet në barazim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›