Manchester dhe Chelsea hezitojnë për Etoo, Interi shpreson
Agjenti i kamerunasit kthehet duarbosh nga Anglia
Interi i Walter Mazzarri ka vendosur të ndryshojë strategji në sulm pas një parakamionati të dobët në gola të blerjeve të reja. Ëndrra është Samuel Eto’o, e duke qenë se mbi kamerunasin nuk ka asnjë ofertë, tek Interi ka një gjendje optimizmi. Agjenti i lojtarit është kthyer duarbosh nga Anglia, Chelsea dhe Manchester United nuk i kanë bërë asnjë ofertë, tani zikaltrit ëndërrojnë. Alternativa është Marco Borriello.
Situata
Situata nuk është edhe aq e thjeshtë: agjenti i kamerunasit, Claudio Vigorelli, ishte në Angli për të çuar lojtarin e tij në një top klub. Por dy klubet që mendohet që duan ta blejnë Chelsea e United nuk i kanë bërë asnjë ofertë, dhe për momentin Etoo vazhdon të jetë në merkato. Një skenar ku Interi nuk mund të bëjë asgjë në fushën ekonomike, por shumë në atë sentimentale. Tavani i rrogave tek Inter është 4,5 milionë euro, pra Etoo duhet të bëjë një ulje rroge të madhe. Shumë e vështirë kjo zgjidhje nga ana e lojtarit, por nëse klubet angleze do ta refuzojnë, atëherë nuk i mbetet skuadër tjetër veç Interit. E nëse Interi dështon me Etoo, alternativa do të ishte Marko Borrielllo.
Nuk do ta shesim Belfodil
Pasi i gjithi shtypi italian shkruante se Interi po mendon të largojë tek Xhenoa sulmuesin franko-algjerian, Interi e ka përgënjeshtruar këtë hipotezë. Në një deklaratë zyrtare klubi theksonte se Belfodil nuk do të hyjë në asnjë tratativë merkatoje.