E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpirti i torturuar kërkon dhunë

Nga Nesti Gjeluci

Thelbi i mëkatit është dashuria e çrregulluar, Shën Agustini

Nesti GjeluciKur media sulmon ndërgjegjen e njeriut me lajme dhune në familje, vrasje dhe vetëvrasje, domosdo qytetari dëshiron të reagojë, të shprehë një opinion dhe të kërkojë rrugë-zgjidhje për këto fenomene të pështira. Reagimet janë të nevojshme dhe të dobishme sidomos kur propozojnë njëfarë rrugë-zgjidhjeje, apo edhe thjeshtë kur shërbejnë të ndërgjegjësojnë shoqërinë në përgjithësi, si dhe të ndihmojnë viktimat në veçanti.

Duke i parë nga afër këto reagime dhe opinione duket sikur rrugë-zgjidhjet e ofruara i ngjajnë më shumë këputjes së barishteve të këqija sesa shkuljes së tyre me rrënjë. Kopshtarit nuk i duhet përvojë e gjatë të mësojë se po i këpute barishtet e këqija, ata do dalin prapë edhe më me forcë dhe do vazhdojnë sërish planin e tyre të pushtojnë dhe shkretojnë tokën e punuar. Nëse duhet çrrënjosë një fenomen i padëshiruar, së pari duhet të kuptohet më qartë se sa të thella janë rrënjët.

Propozoj ti hyjmë më thellë tunelit, pra të futemi në një terr më të thellë përpara se të shohim dritën në anën tjetër. Për ndihmë, do i kthehem së pari një terminologjie dhe teologjie që fatkeqësisht në Perëndim po hidhet mënjanë si arkaike, mëkati, idhujtaria, djalli, e liga. Së dyti, do i referohem një tradite shembullore harmonie të shoqërisë Shqiptare ndër vite të cilën e ka zili i tërë Ballkani, harmoninë fetare. Të dy referencat, shpresoj, do bashkohen në një kulm të përbashkët, tek morali fetar, i cili besoj se ka diçka shumë të vlefshme të na ofrojë.

Shkaqet apo pasojat

Flitet shumë për burimin e këtyre akteve dhune në familje dhe pak a shumë fajtorët që rreshtohen janë tradita shqiptare e dhunës, kultura e dhunës në Ballkan, kriza financiare, stresi dhe çorientimi nga moti i nxehtë i verës, e kështu me rradhë. Duket sikur ka një ngatërrim kategorish ku pasojat klasifikohen si shkaqe duke rrezikuar një analizë sipërfaqësore të fenomenit të dhunës. Mirëpo, nëse analiza e shkaqeve, apo diagnoza të lë për të dëshiruar, atëherë edhe kura do të ketë të meta serioze. Nëse këto janë shkaqet themelore, atëherë kush është përgjegjës? Shoqëria, komshia, gjeografia, llogaria e bankës, apo klima?Në këtë rast, zgjidhja do ishte pak a shumë e thjeshtë: edukimi i shoqërisë, ndërgjegjësimi i politikanëve, përfshirja e terapistëve dhe psikiatrave, apo instalimi i kondicionerit.

Çështë dhuna

Tradita që na vjen nga shkrimet e shenjta i quan akte të tilla mëkate, jo thjeshtë ndaj njeri-tjetrit por ndaj vetë Krijuesit, Zotit. Mëkati është pjesë e asaj terminologjie që në Perëndim sa vjen e përdoret më pak dhe nuk është krejt rastësi që zëvendësimi me terma të tjera sjell çoroditje në debatet shoqërore. Nëntitullin e këtij artikulli vendosa një thënie të Shën Agustinit i cili e përshkruan burimin e mëkatit si çrregullim të ndjenjës së dashurisë. Kur flasim për mëkatin shumë nga ne kemi tendenca për tu fokusuar tek sjellja, vjedhja, vrasja, dhuna, etj. Shën Agustini na thërret që të shkojmëmë thellë. Po ku? Ai thotë se burimi i mëkatit është idhujtaria (një term tjetër i ashtuquajtur arkaik), pra dashuria ndaj dikujt tjetër apo diçkaje tjetër, në vend që të vendoset dashuria për Zotin në plan të parë. Nuk është rastësi që Urdhëresa e Parë që i jep Zoti profetit Moisi është Të mos kesh tjetër Zot përveç meje. Kjo nënkupton që idhujtaria është burim i të gjitha mëkateve të tjera.

Idhujtaria dhe dhuna

Po çfarë do të thotë të kesh idhuj dhe çlidhje ka kjo me dhunën? Të gjithë kemi idhuj apo vetëm ata që i kthehen dhunës? Teologu dhe shkrimtari Timothy Keller na ndihmon në këtë mënyrë të identifikojmë idhujt. Për të perifrazuar përcaktimin që bën ai, në se ke diçka apo dikë në jetën tënde, përveç Zotit, që po e humbe, do shkaktojë humbjen e arsyes për të jetuar, ky është idhull; pra,çfarëdo që ti quan më themelore sesa Zotin në jetën, lumturinë, identitetin apo vlerën tënde si person. Këto nuk janë gjëra negative në vetvete, por janë gjëra të krijuara si karriera, fëmijët, familja, paraja etj. (Perëndi të Shtira, 2011).

Me fjalë të tjera, ose do të adhurosh së pari Zotin që të ka krijuar, ose do adhurosh një zot që e ke krijuar vetë. Në rastin e fundit, ka rrezik ti kesh hapur derën djajve të fshehur pas perdes së kulturës (së Ballkanit në këtë rast), abuzimit nga prindërit apo nga brezat e mëparshëm, krizës financiare, e me radhë; dhe djajtë nuk vijnë në sofër për të ngrënë darkë me ty, ato vijnë për të të ngrënë ty të gjallë. Rezultati është vetëvrasja, dhuna ndaj gruas apo fëmijëve, apo ngjarje të tjera me të cilat gazetat tona dhe kupa e durimit po mbushen plot.

Tragjedia më e madhe për njeriun është kur dëshiron diçka përveç dhe përpara Zotit, dhe dëshira i plotësohet. Gjithçka që ai kishte pritur ti vijë, i vjen dhe sapo ti vijë do e zhgënjejë. Kur të zgjohet të nesërmen në mëngjes në mes të parave, apo pas një natë me një femër të bukur, do shohin se në fund të fundit është po ai që ishte para se dëshira ti realizohej, në fakt më keq, sepse pas zhgënjimit, fillon shpërbërja e vetvetes. Pasi e sheh qartë se idhujt zhgënjejnë, do kërkohet dashi i kurbanit, viktima. Kjo viktimë mund të jetë vetvetja apo dikush tjetër. Këtu qëndron lidhja kyçe mes thelbit të mëkatit dhe kalimit në dhunë, e ndihmuar nga faktorë dhe rrethana qërenditen gabimisht si shkaqe.

Pra, kur vendoset në plan të parë karriera para familjes, sakrifikohet familja; kur vendoset identiteti i vlerës së vetvetes, ose kur e quan veten zot, sakrifikon me dhunë këdo që ke afër i cili apo e cila cënon këtë pozitë artificiale ku është vendosur vetja. Sa më shumë të mundohesh ti mposhtësh të tjerët me forcë, aq më i dobët dhe frikacak do ndihesh, dhe për ti shpëtuar frikës, do kërkosh të dyfishosh dhunën ndaj të tjerëve, dhe rrethi vicioz do vazhdojë derisa të konsumojë. Këtu dalim tek një karakteristikë e veçantë e së keqes, apo të ligës: shkatërrimi i vetvetes.

Natyra e së ligës është grumbulluese, dhunuese dhe vetë-shkatërruese. Shkrimtari rus Aleksandr Solzhentsyn shpalos të njëjtën doktrinë, me baza fetare, në shkrimet e tij duket ngulur këmbë që e liga dhe dhuna shkatërrojnë veten e tyre, duke marrë me vete viktima. Por ai shkon edhe më larg duke sugjeruar që ky shkatërrim lë mbrapa, përveç viktimave, një boshllëk dhe ky është boshllëku që duhej mbushur me diçka tjetër. Kjo është doktrinë për të cilën shkrimet e shenjta kanë shkruar shumë vite më parë.

Gjithashtu, nëpërmjet një simbolizmi gjenial, një shpjegim të tillë të natyrës së mëkatit dhe të keqes, i jep shkrimtari J.R.R. Tolkien, i njohur në botë për trilogjinë letrare Zoti i Unazave. Në këtë vepër ai e simbolizon praninë e së ligës në një unazë që i jep forcë të mbinatyrshme atij që e vendos atë në gisht, duket e bërë mbartësin e unazës të padukshëm, të fuqishëm dhe të dhunshëm. Por në të njëjtën kohë, ai që e përdor fuqinë magjike të kësaj unaze, bëhet me kalimin e kohës totalisht i varur prej saj dhe ngadalë-ngadalë konsumohet krejtësisht si individ. Pra, natyra e së ligës është kumulative apo grumbulluese dhe të tërheq edhe më thellë në mëkat derisa të konsumon. Por meqë viktima tashmë është bërë identike me të ligën, ky konsumim është edhe vetë-shkatërrim. Zgjidhja që i bën shkrimtari dramës në këtë vepër letrare është interesante: heroi i librit, Frodo Baggins, niset për një udhëtim, në dukje, të pashpresë, për ta shkatërruar këtë unazë pikërisht duke shkuar në zemër të errësirës, aty ky unaza është krijuar. Nënkuptimi ka parime të qarta të doktrinës së Krishterë.

Riklasifikimi i problemit

Është interesant fakti që në dialektin Gegë, kur një person është i sëmurë ai quhet

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›