Manchester, ofertë të madhe për Agueron

Kampioni anglez Manchester United është duke u munduar që me çdo kusht ta përforcojë sulmin. Derisa thuhet se Aleks Ferguson është gati ta angazhojë Majkëll Owenin dhe Luis Fabianon (për 18.7 milionë euro), "Daily Mirror" njofton se Djajtë e Kuq do të bëjnë ofertë edhe për sulmuesin e Atletiko Madridit, Serxho Aguero. Mësohet se United do të ofrojë 46 milionë euro për shërbimet e argjentinasit, i cili vështirë se do të largohet nga kryeqyteti spanjoll këtë afat kalimtar.