E Diel, 1 Nëntor 2026

Tekniku Lonçareviç kërkon përforcime tek Tirana

Kryeqytetasit do të marrin pjesë në turin e dytë të evenimentit më të rëndësishëm evropian, ku përballë do të kenë norvegjezët e Stabaek. Lojtarët aktualë nuk e bindin trajnerin kroat, i cili kërkon ndryshime të menjëhershme.

“Kjo Tiranë ka akoma punë për të bërë në mënyrë që të bëhet sa më konkurruese në Evropë, ku këtë edicion kërkohet kalimi i turit”, deklaron Lonçareviç.
      
Nga grupi i Tiranës është larguar edhe futbollisti kroat Rajç, i cili erdhi para disa ditësh me kërkesë të vetë trajnerit. Largimi i tij erdhi si pasojë e performancës që gëzonte.
       
Blerja e vetme e Tiranës deri në këto momente është sulmuesi Arbër Abilaliaj. Nga grupi i sezonit të kaluar mungojnë Agolli, Memelli dhe Toni Pezo. Agolli u largua në drejtim të Krivbasit, ndërsa Memelli është i dëmtuar dhe do t’i mungojë skuadrës në ndeshjet e Ligës së Kampioneve. Kroati Toni Pezo nuk ka vendosur akoma për të ardhmen e tij.

Preferenca e teknikut Lonçareviç në këtë merkato është tregu kroat, të cilin ai e njeh mjaft mirë.       

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›