Manchester "kampioni", mposhtet edhe Evertoni

Manchester United është fare pranë titullit në Premierligë. United e ka mposhtur Evertonin me rezultat 2 me 0 për të rritur epërsinë në 12 pikë ndaj Mnchester Cityt.
Një gol i Giggs në minutën e 13 dhe një i Van Persiet në minutën e 45 ishin të mjaftueshëm për 3 pikët e radhës për United.
Kjo fitore vije para ndeshjes në Ligën e Kampionëve ku United të mërkurën i shkon Real Madridit./Indeksonline/