Portieri Rogerio Ceni shënon golin e 109-të!

Portieri brazilian, Rogerio Ceni nuk ndalet së shënuari. Njëri nga ekzekutuesit më të mirë të gjuajtjeve të lira në futboll, Ceni ka nxjerrë 3 pikë për skuadrën e Sao Paolos në ndeshjen ndaj Guaranit.
Ceni shënoj nga gjuajtja e lirë për fitoren 2 me 1 të Sao Paolos. Ky është goli i tij i 109-të në karrierë.