Reali ia tregon vendin Sevillës,5+ në Bernabeu

Real Madridi shënon fitoren e radhës, dhe atë siç edhe di të bëjë më së miri duke e mposhtur Sevillën me rezultattin e përgjithshëm 4 me 1, dhe me një hat-trik të Cristiano Ronaldos.
Serinë e golave për Realin në këtë ndeshje e hapi Benzema në min. 17, për ta dyfishuar në minutën e 26 me golin e parë të Ronaldos në këtë ndeshje, me të cilin rezultat përfundoi edhe pjesa e parë e ndeshjes. Me të filluar pjesa e dytë Ronaldo shënon golin ne tij të dytë në min. 46.
Hat-trikun e tij dhe golin e katërt për Real Madridin në këtë ndeshje e shënoi në min. e 59. Golin e nderit për Sevillën e shënoi Del Moral në min. e 87, me të cilin rezultat edhe përfundoi e gjithë ndeshja./indeksonline/