E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini: Chelsea do të gabonte me shkarkimin e Ancelottit

Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, mendon se pronari i Chelseat, Roman Abramovich, do të bënte një gabim të madh po të shkarkonte Carlo Ancelottin.

Forma e dobët e Bluve këtë sezon e ka vënë nën presion trajnerin italian, i cili mund të shkarkohet nga detyra e tij në Stamford Bridge.

Mirëpo, homologu dhe bashkëkombasi i tij, Roberto Mancini- dikur rival në Serie A, tani në Premier Ligën ka thënë se Ancelotti duhet ta vazhdojë punën e tij.

“Abramovich do të bënte gabim të madh sikur të ndahej me Ancelottin. Ai është njëri nga trajnerët më të mirë në botë”, ka deklaruar Mancini.

Nga ana tjetër, trajneri i Cityt ka mohuar të ketë pasur kontakt me drejtuesit e Juventusit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›