Vettel vazhdon me fitore

Sebastian Vettel ka vazhduar ecurinë e jashtëzakonshme të tij me fitoren e radhës në Barcelonë, për Çmimin e Madh të Spanjës.
Në vendin e dytë u radhit Lewis Hamilton i McLaren, i ndjekur nga kolegu Jenson Button në pozitën e tretë.
Mark Webber dhe Fernando Alonso mbyllin top pesëshen, ndërsa befasia ishte Michael Schumaher që arriti të pozicionohet i gjashti.
Pas fitores në Spanjë, Vettel është duke shkuar sigurt e drejt titullit të dytë radhazi me 118 pikë. Prapa tij janë Lewis Hamilton me 77 pikë dhe Mark Webber me 67 pikë.