Blater: Nuk shohë dëshmi që verifikon korrupsionin në FIFA

Presidenti i FIFA-s, organizatës botërore të futbollit, Sep Blater, ka thënë se ai nuk sheh ndonjë dëshmi që tregon se organizata që e udhëheqë, është e korruptuar.
Blater, i cili kërkon rizgjedhjen për një mandat të katërt në kongresin që do të mbahet më 1 qershor, e ka bërë këtë koment gjatë një vizite në Afrikën e Jugut.
Ai reagoi ndaj akuzave se anëtarë të komitetit ekzekutiv të FIFA-s, kanë kërkuar favore apo para, në shkëmbim të një vote pro, në muajin dhjetor, kur votohej për atë se kush do e organizojë Kampionatin Botëror të vitit 2018 dhe 2022.
Rusia e fitojë organizimin e garës për vitin 2018, ndërsa Katari për vitin 2022.
Blater ka thënë se ai nuk sheh asnjë dëshmi që të përkrahë ndonjë akuzë se dikush ka punuar kundër ligjit në FIFA.
Shefi i futbollit aziatik, Mohamed Bin Hamam, nga Katari, është duke e sfiduar 75 vjeçarin, Blater, në votimin për kren e FIFA-s, që do mbahet më 1 qershor.