E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini: Duhet të shënojmë më shumë gola

Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini beson se klubi duhet të shënojë më shumë gola për të sfiduar për titullin e Premier Ligës këtë sezon.

“Ne duhet të shënojmë 10 ose 15 gola më shumë se sa sezonin e kaluar. Nëse duam të fitojmë ndonjë trofe, ne duhet të mposhtim ekipet e vogla. Pas këtyre, duhet të mposhtim edhe ekipet si United, Chelsea dhe nuk është e lehtë ta bësh këtë”.

“Ju mund të barazoni disa ndeshje, të humbisni disa, por në fund mund ta fitoni titullin nëse i fitoni ndeshjet e mbetura. Ne do të tentojmë ta fitojmë Premier Ligën, ose të paktën të qëndrojmë në majë deri në fund të sezonit. Është e vështirë të thuash se kush do ta fitojë titullin. Vitin e kaluar, ne ishim në garë deri në shkurt. Futbolli është i çuditshëm”, u shpreh Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›