Pastore: Ja pse refuzova Chelsean

Mesfusohri i Paris Saint German, Javier Pastore ka sqaruar arsyet se pse ka vendosur që të nënshkruajë për klubin nga kryeqyteti francez.
“Ky është hap shumë i rëndësishëm për mua, çfarë më ndodhi është e mrekullueshme. Ky është moment që ka rëndësi në karrierën time, momenti më me rëndësi deri tani”.
“Unë nuk kam ardhur në një kampionat prestigjioz sikur La Liga apo Premier Liga, por jam i sigurt se do të më japë shumë për të bërë përparimin si lojtar”, tha argjentinasi.