E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea, i uritur për Ligën e Kampionëve

Nga Express më 06 gusht 2011 në ora 11:40

Ashley Cole ka theksuar se futbollistët e Chelseas ende janë të uritur për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.

Gara më prestigjioze e klubeve evropiane ka qenë prioritet i pronarit Roman Abramovich, mirëpo trofeu ende mbetet objektiv i paarritur.

Chelsea sërish do të jetë pjesë e garës në edicionin e ri dhe Cole insiston se skuadra është e përcaktuar të shkojë deri në fund, pas dështimeve në vitet e fundit.

Edhe pse Chelsea ka qenë i suksesshëm në Premierligë, ende nuk ka ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve dhe reprezentuesi anglez beson se disa futbollistë do të ndihen të “vrarë” nëse nuk kurorëzohen me titullin e kampionit të Evropës.

“Është diçka që nëse një futbollist nuk e ka fituar, dëshiron ta fitojë”, tha Cole për Ligën e Kampionëve në Football Focus.

“Dhe shumë prej futbollistëve në ekipin aktual të Chelseas nuk e kanë fituar, andaj jemi të uritur. Ju shikoni karrierën tuaj dhe shihni medaljet e titujt që keni fituar. Shumë futbollistë kanë fituar Premierligën tri herë, andaj nëse ata përfundojnë karrierat e tyre pa fituar Ligën e Kampionëve, kjo do t’i vrasë”, përfundoi Cole.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›