Mancini: Edhe 2 mesfushorë, për t`u shpallur kampion

Roberto Mancini vazhdon të insistoj se ende nuk e ka kompletuar ekipin e tij, edhe pse sot fillon sezoni i ri në Premeri League. Ai thotë se i nevojiten ende futbollistë për t`u shpallur kampion në Angli. Sipas Mancinit dy mesfushor të tjetër do të ishin ideal për skuadrën që ai planifikon ta krijojë për këtë sezon.
“Atëherë kur e kompletoi skuadrën mund të luftojmë për titull. Kam ende nevojë për dy futbollist të tjerë. Po të ishim të kompletuar gjatë përgatitjeve do të hynim shumë sigurt në sezon të ri. Unë nuk e di arsyen pse ende nuk i kam edhe këta dy futbollist por shpresoj se njëri prej tyre do të jetë gjatë javës së ardhshme me ne”, ka thënë Mancini.
City ishte afër mesfushorit të Arsenalit Nasri, por si duket gjëra kanë ndryshuar pasi londinezët po kërkojnë Tevezin në shkëmbim të francezit