E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villas-Boas është Special One i ri

Nga Express më 13 gusht 2011 në ora 11:23

John Terry ka pranuar se menaxheri i ri i Chelseas, Andre Villas-Boas nuk mund t’iu shmanget krahasimeve me ish-trajnerin Jose Mourinho, madje as nga futbollistët e tij.

Villas-Boas është distancuar nga krahasimet me ish-mentorin e rij, Mourinho prej kur filloi karrierën e tij si kryetrajner.

Por, pasi bëri atë që kishte bërë Special One duke arritur sukses në Portugali me Porton, sezonin e kaluar, Villas-Boas sërish ka përcjellë hapat e Mourinhos duke kaluar në Stamford Bridge. Kapiteni i Chelseas, Terry, njëri prej futbollistëve më të besueshëm të Mourinhos, ka punuar me Villas-Boasin për më pak se dy muaj. Por, ai sheh ngjashmëri mes menaxherit të ri dhe Mourinhos.

“Sigurisht, ai ka mësuar nga Jose dhe janë disa gjëra të caktuara që më bëjnë të mendoj. ‘Kjo është sikur me Mourinhon’. Joses nuk i pëlqente që asgjë të mos i afrohej futbollistëve. Ne kishim marrëdhënie të mira me të, por kishin ditë kur nuk do t’i afroheshit atij”, tha Terry për Sky Sports News. “Ju mund të qeshnit e të bënit shaka me Josen, por gjithçka mund të ishte ndryshe në ditën e nesërme. Njësoj ishte me Adren, kur ishte këtu si asistent, ndërsa njësoj është edhe tani si menaxher”, u shpreh Terry.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›