Wenger: Nuk na duhet Mata

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka konfirmuar se klubi i tij nuk do të transferojë yllin e Valencias, Juan Manuel Matën. “Ne nuk do të transferojmë Matën. Unë nuk do të jap ndonjë arsye pse ne nuk do të transferojmë atë”, u shpreh ai.
Mata shihej si zëvendësues i Fabregas që mund të largohet nga Arsenali në drejtim të Barcelonës, por tani Wenger konfirmon se ata nuk do të transferojnë spanjollin.