E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi: Rama ka manipuluar me ndihmat për zonat e përmbytura

Deputeti i PD Aldo Bumçi ka akuzuar mbi kryetarin e Bashkisë Rama se ka manipuluar me mbledhjen e ndihmave për zonat e përmbytura.
"Edvin Kristaq Rama që po manipulon në çdo orë dhe ditë fatkeqësinë natyrore në Shkodër nxorri dje lakuriq para shqiptarëve shpirtin e tij të zi dhe urrejtjen e trashëguar nga eterit e tij historik dhe biologjik për Shkodrën" theksoi Bumçi.
Ai shtoi gjithashtu se Rama ka urdhëruar këshilltarët e tij në këshillin e bashkisë së Tiranës të mos votojnë për një ndihmë në emergjencë ndaj qytetit të Shkodrës dhe komunave të përmbytura. Sipas Bumçit bashkia e kryeqytetit të vendit në kuadër të ndihmës për zonat e përmbytuira vendosi një arkë përpara bashkisë e cila po mbush xhepat e zyrtarëve bashkiak.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›