E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançini: Milani fiton derbin, Interi kampionatin

Mbrëmjen e 24 janarit në orën 20:45 “kushërinjtë” do të përplasen në “San Siro” në një sfidë që ndoshta mund të jetë vendimtare për fatet e kampionatit. Ish-tekniku zikaltër beson se skuadra që ai drejtoi në vitet 2004-2008 do të dalë i humbur nga derbi i së dielës.“Është e vështirë të bësh një parashikim të saktë, por mendoj se Milani ka më tepër mundësi të dalë triumfues nga kjo sfidë. Po kalon një formë më të mirë, kurse Interi ka disa probleme”, tha trajneri aktual i Mançester Sitit në Premier Ligë.Megjithatë, sipas Mançinit, skuadra e Hoze Mourinjos do të fitojë Serinë A në fund të sezonit: “Nuk mendoj se fituesi i derbit do të fitojë kampionatin. Për mendimin tim, pavarësisht të gjithave, Interi në fund do të jetë përsëri kampion”.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›