Cassano-Sampdoria, muaji i mjaltit drejt fundit

U mendua se Sampdoria ia sheroi “plaget” sulmuesit italian Antonio Cassano, i cili u largua nga Reali pas nje eksperience negative, por mesa duket ai do vazhdoje te ngelet “Djali i keq” i futbollit italian.
Lojtari dhe trajneri i skuadres gjenoveze, Luigi Delneri jane grindur serish dhe tashme duket se njeri prej tyre nuk e ka te gjate ne radhet e Sampdorias. Delneri nuk i ka duruar me sjelljet tekanjoze te sulmuesit dhe mesa duket Cassano do ta ndjeke nga televizori ndeshjen e se dieles. E njejta gje i ka ndodhur edhe Fabio Capello-s kur ai drejtonte Real Madrid. Antonio nuk ka bere asnje koment ne lidhje me kete ceshtje, por duket qarte se tashme “muaji i mjaltit” mes paleve eshte drejt fundit.