E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan, Huntelaar kerkon te largohet

Klaas-Jan Huntelaar, sulmuesi holandez qe u ble me shume buje nga Milani ne muajin qershor, e shikon te ardhmen ne nje skuader tjeter pasi ai nuk ka arritur te siguroje nje vend titullari tek kuqezinjte.
Ofertat e ndryshme kane bere qe lojtari te mendoje per largimin nga Milano. “Ka disa klube ne Angli qe interesohen per te. Nuk mund te them emra, por ne futboll gjithcka eshte e mundur, pasi edhe ne javen e fundit mund te ndodhin shume gjera. Huntelaar deshiron te luaje me shume dhe nuk ka rendesi ku e ben, ne Angli, Gjermani, Spanje apo Itali”, thekson agjenti i sulmuesit, Arnold Oosterveer. Ai ka shtuar se Milani deshiron qe ta mbaje, por beri thirrje qe Leonardo ta aktivizoje me shume gjate kater muajve te mbetur te sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›