E Diel, 1 Nëntor 2026

Mancini arrin marrëveshjen me Olimpique Marseille

është kuptuar më në fund edhe arsyeja e frenimit të tratativave mes Interit dhe Marsejës për kalimin e brazilianit Amantino Mancini te skuadra e francezëve. Akordi mes dy palëve ishte arritur, por ajo që e ka bllokuar kalimin deri në një farë pike ka qënë vetë dëshira e lojtarit dhe arsyeja dihet pse. Braziliani Mancini i ishte vetëofruar skuadrës së Milanit. Pas kontakteve të shumta me koloninë braziliane të kuqezinjve se kishte vendosur të mos largohej nga Milano. Ditë më parë ai kishte deklaruar se për probleme familjare nuk donte të transferohej në Francë. Por tashmë do të zyrtarizohet edhe kalimi i tij te Marseja pasi edhe drejtuesit francez kanë qënë dje në Milano.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›