E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqësore, Shkumbini – Apolonia 2-0

(ALBANIA SPORT) – Shkumbini fitoi 2-0 miqësoren me Apoloninë, në takimin e zhvilluar në Ulqin të Malit të Zi.

Golat për peqinasit e drejtuar nga Përparim Daiu mbajnë firmat e Edin Feruzoviç (13’) dhe Ahmed Mujdragiç (39’).

Për Shkumbinin debutoi edhe blerja e re dimërore Fejzo Shënaj. Në miqësoren e parë, Shkumbini barazoi 0-0 me Gramozin e Ersekës.

Trajneri i Apolonisë, Hasan Lika aktivizoi edhe Bojan Miniç dhe Elvis Rebranja. Te Apolonia luajtën tre lojtarë serbë që janë në provë: Pertar Mudrea, Borko Milenkoviç dhe Milos Jevdjeviç.

Miqësoret
SHKUMBINI
Shkumbini-Gramozi 0-0
Shkumbini – Apolonia 2-0

APOLONIA
Shkumbini – Apolonia 2-0
Burimi: Albania-sport.comE Enjte, 14 Janar 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›