Shkup, Fyle i ftuar special në 10 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

Në 10 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle si dhe ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Filip Riker do të jenë të ftuar specialë, në mbrëmjen e 13 gushtit që do të zhvillohet në këtë vend. Nga Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, informohet se janë bërë të gjitha përgatitjet për festimin e kësaj date dhe se unë janë dërguar ftesat për të marrë pjesë në këtë eveniment të gjithë funksionarëve të qeverisë, parlamentit dhe trupitdiplomatik.
Paralajmërimet se Maqedonia do të jetë mikpritësja e shumë emrave të njohur të politikës botërore, vijnë në kohën kur kreu shtetëror është vënë në dijeni se, Bashkimi Evropian mund të tërheq rekomandimin për fillimin e negociatave nëse nuk vazhdohet me reformat. Por, sa do të ndihmojë prania e tyre, që të mos bllokohet procesi eurointegrues i Maqedonisë, mbetet çështje e cila kërkon një përgjigje.
Ardhjen e tij, Komisioneri Fyle e ka paralajmëruar kohë më parë në Bruksel gjatë një takimi me kryeministrin Nikolla Greuevski. Edhe Riker paralajmëroi se, sipas gjitha gjasave do të jetë në përvjetorin e dhjetë të MO-së, por në pozicionoin e Zëvendës-ndihmës sekretarit të SHBA-ve për Evropën. Marrëveshja e Ohrit u pasua nga çarmatimi dhe shpërndarja e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) rebele dhe shënoi fillimin e një procesi të reformës politike. Muajt e bisedimeve të vështira në legjislaturën e vendit çuan në ndryshimet kushtetuese dhe miratimin e ligjeve të reja, duke u dhënë më shumë të drejta shqiptarëve etnikë