E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançini fikson objektivin: Siti në 4 të parët

“Siti është një skuadër e mirë, me lojtarë të zotë. Këtu është njëlloj si në Milano, për nga pasioni për futbollin. Ashtu si aty, edhe këtu janë dy skuadra të mëdha, që luftojnë me njëra-tjetrën. Kjo sfidë më pëlqen. Objektivi? Vendi i katërt”, tha Mançini.Ish-interisti do të ketë si asistent Brajan Kid, një nga legjendat e Mançester Sitit. “E njoh Brajanin, është një nga lojtarët më të mirë të futbollit anglez. Ishte një sulmues, ashtu si unë. Kemi të njëjtën filozofi për futbollin. Gjithashtu, ai ka përvojë edhe si trajner. Jam i sigurt se bashkë do të bëjmë gjëra të mira”, shtoi 45-vjeçari.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›