E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjoba të majme për të gjithë mbajtësit e skafeve

Megjithëse moratoriumi i qeverisë për skafet ka hyrë në fuqi që vitin 2006, së shpejti në Kuvend do të mbërrijë një draft, e cila parashikon edhe vënie gjobash të majme për kundravjatësit, gjoba që variojnë nga 800 mijë deri ne 1 milion lekë të reja dhe me konfiskim të mjetit. Neni 4 i këtij drafit thotë: “Vendimi për masën administrative merret nga shefi i komisariatit të juridiksionit të konstatimit të shkeljes”. Moratoriumi i ri, i cili do të zgjasë për një periudhë 3-vjeçare, parashikon pezullimin e të gjitha mjeteve lundruese shqiptare në ujërat territoriale dhe te brendshme te Republikes se Shqiperisë, edhe pse mund të kenë funksion turistik.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›