E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritol shtyllës së tensionit të lartë në Prezë

Policia e Tiranës dhe organet speciale të antiterrorit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, nga ku kanë nisur hetimet për të zbardhur autorët. Nga shpërthimi është dëmtuar një pjesë e shtyllës. Shpërthimi ishte i fortë, i cili është dëgjuar gjer në Fushë Krujë. Shtylla në fjalë e linjës 220 Kilovat Shkodër-Elbasan, ishte pjesë e linjës së transmetimit të energjisë elektrike të Komanit. Ndërkohë, nga shpërthimi janë dëmtuar edhe disa banesa aty pranë, duke shkaktuar kryesisht thyerje xhamash, çka tregon se fuqia e tritolit ishte e madhe. Ende nuk dihen autorët e kësaj ngjarje, ndërsa hetimet vazhdojnë.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›