Mançini i thur lavde Balotellit
“Mendoj se Mario është një prej lojtarëve më të mirë të gjeneratës së tij në Evropë dhe jam shumë i lumtur që do të punoj përsëri me të”, tha ish-trajneri i Interit, i cili e ka stërvitur Balotellin gjatë kohës që drejtonte zikaltërit.
Gjatë një deklarate për faqen zyrtare të klubit, Mançini deklaroi se “Stili i tij i lojës do t’i përshtatet Premier Ligës, dhe duke qenë se është i ri, ka shanse të mëdha për tu përmirësuar. Balotelli është një lojtar i fuqishëm dhe ngazëllues. Tifozët e Mancester Sitit do të kënaqen duke e shikuar atë”.