E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini kërcënon Cityn

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, u shfaq i qetë në konferencën për shtyp para duelit kundër Liverpoolit të dielën në kuadër të xhiros së dytë në Premierligë.

Por, mediet angleze kanë dhënë një lajm bombastik se strategu italian ka kërcënuar klubin se do të largohet nga detyra në rast se nuk i plotësohet kërkesa për transferimin e disa prej futbollistëve që ai i konsideron të nevojshëm për kampionin e Premierligës.

De Rossi, Maicon dhe Stevan Jovetiç ishin përmendur si lojtarët e kërkuar nga Mancini dhe për momentin asnjëri prej tyre nuk konsiderohet pranë ardhjes në Itihad Stadium.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›