E Shtunë, 31 Tetor 2026

Song nuk deshi të largohet

Përforcimi i ri i Barcelonës, Alex Song ka insistuar se nuk deshi të largohet nga Arsenali.

Mesfushori iu bashkua gjigantit katalan për 15 milionë funte dhe menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, kishte arsyetuar largimin e Songut duke thënë se futbollisti vazhdimisht ishte interesuar për transferim në Spanjë.

Por, Song, i cili bëri 46 paraqitje për Arsenalin sezonin e kaluar, dha një version tjetër. “E dua Arsenalin, nuk desha të largohem. Doja të vazhdoja kontratën në klub. Kërkoja bisedime, por klubi i anulonte ato. U lodha. Kërkoja kontratë të re pesëvjeçare në Arsenal e në fund e mora te Barcelona”, u shpreh Song për The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›