Ferguson lavdëron Van Persien

Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka lëvduar kontributin e Robin Van Persiet në fitoren prej 3-2 ndaj Fulhamit në Old Trafford të shtunën.
“Ishte një finalizim i shkëlqyer nga Van Persie, absolutisht briliante. Kjo i përcakton aftësitë golashënuese që ai ka dhe vërtet ngriti stadiumin në atë moment”.
“Jam shumë i kënaqur me të dhe Kagawan. Është ende herët për ta, por Robin nuk ka luajtur dhe aq minuta e deri tani po shfaqet rrezikshëm. I jepni kohë”, ka thënë Ferguson.