Mancini nuk ndihet nen presion

Menaxheri i Manchester Cityt Roberto Mancini ka insistuar se nuk eshte nen presion pavaresisht reagimit te ashper nga tifozet e klubit pas barazimit pa gola me Birmingham Cityn ne Eastlands.
Ekipi i Mancinit tani ka kater ore e 45 minuta qe nuk ka shenuar gol ne shtepi. Tifozet e vershellyen ekipin ne fund te seciles pjese dhe shprehen pakenaqesine e tyre ndaj italianit kur ai e nxori sulmuesin Carlos Tevez dhe ne vend te tij inkuadroi mesfushorin Gareth Barry.
Por strategu italian e mbrojti vendimin taktiken e tij dhe ekipin ne pergjithesi por nuk ka dyshim se pas investimit te me teper se 300 milione funtash ne sezonet e fundit City duhet te paraqitet ne nje shkalle me te larte.
147Tifozeve mund te ju pelqen te luajme me 10 sulmues ne fushe por ajo nuk eshte futboll. Ne kishim 17 raste per te shenuar ne kete ndeshje. Me duhet te mendoj si trajner e jo si tifoz. Jemi te gjithe te pakenaqur por luajtem ne 100 per qind dhe krijuam plot raste per shenim. Nje dite do te shenojme shume gola148 tha ai derisa mohoi presionin mbi te dhe spekulimet se rrezikon te shkarkohet nga detyra.
147Presioni Per cka Nuk jam nen presion ne jemi ne poziten e katert. Ndoshta kemi disa probleme dhe duhet te permiresohemi148 perfundoi Mancini.