E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per Kosoven

Faton Toski planifikon qe te luaje per perfaqesuesen e Kosoves kur te pranohet ne FIFA e UEFA. Nese kjo nuk ndodh ne nje te ardhme te afert mesfushori kosovar e ka nje alternative Kombetaren shqiptare. 23-vjecari mendon se ka marre vendim te duhur kur la Eintracht Frankfurtin per t146u transferuar ne Bochum. Nga Express me 15 nentor 2010 ne ora 0935

Dite pas dite futbollistet kosovare qe luajne ne ekipet evropiane po e shfaqin qarte deshiren e tyre qe ne te ardhmen te luajne per perfaqesuesen e Kosoves. Njeri prej tyre eshte edhe mesfushori Faton Toski i cili ne te kaluaren ishte pjese e ekipit U-19 te Gjermanise.

23 vjecari ne nje interviste per uebfaqen zyrtare te klubit te tij Bochum vfl-bochum.de e ka zbuluar deshiron e tij qe te luaje per shtetin me te ri ne bote perpara dy opsioneve te tjera Gjermanise dhe Shqiperise.

147I kam shume borxh Gjermanise por pjesa me e madhe e familjes sime gjendet ende ne Kosove. Eshte e qarte se zemra ime rrah per Kosoven148 deklaroi futbollisti me prejardhje nga Gjilani.

Tash gjithcka varet nga pranimi sa me i shpejt i Kosoves ne UEFA dhe ne FIFA. 147Nese kjo nuk ndodh atehere do te mund ta imagjinoja nje angazhim me ekipin kombetar te Shqiperise148 vazhdoi Toski i cili e ka provuar veten edhe ne muzike.

Ish futbollisti i Eintracht Frankfurt i rritur me nje miks-kulture prejardhje shqiptare dhe i rritur ne Gjermani tregon se me futboll ka filluar te luaje ne rruge ku mendon se ka mesuar shume nga ky sport. Ai shton se e kishte pranuar me kenaqesi ftesen e trajnerit Horst Hrubesch per ta veshur fanellen e ekipit U-19 te Gjermanise.

Toski i cili debutoi me Frankfurtin si 17 vjec ne Bundeslige thote se gjate veres kishte vleresuar se ishte vendimi i duhur qe te largohej nga ky klub. Ai tash jeton ne Witten-Buchholz te cilin e konsideron nje vend mjaft te bukur.

Toski i lindur ne shkurt te vitit 1987 ishte transferuar me familje ne Gjermani ne vitin 1992. si 6 vjec ai ishte regjistruar ne nje klub futbolli. 147Ne fillim nuk kam luajtur per ekipin e te rinjve te Frankfurt por ne TuS Makkabi Frankfurt. Por aty kam zhvilluar pak ndeshje dhe me pas kam shkuar ne Frankfurt148 kujton futbollisti i Bochum.

Ne ekipin kuq e zi i ka kaluar te gjitha kategorite para se te debutonte me profesionistet. Kjo ka ndodhur me 12 maj 2007 ne fitoren e Frankfurtit 21 ndaj Werder Bremen. 147Kam luajtur ne 7 minutat e fundit148 thote Toski i cili pas nje jave kishte luajtur ne ndeshjen e fundit te sezonit kunder Hertha Berlin.

Golin e pare ne Bundesliga e kishte realizuar ne sezonin 2007-2008 ne barazimin 22 ndaj Schalkes. Gjate periudhes sa qendroi ne Frankfurt Toski nuk kishte minutazh sa duhet.

Pas bisedave qe pati me udheheqesit e Vfl Bochum u bind nga ta qe t146i bashkohej bashkekombesit te tij Mergim Mavraj. Toski e pranon se ne fillim te eksperiences se tij me Bochum hasi ne veshtiresi por ndihet i lumtur qe iu bashkua ketij ekipi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›