Premier League ska arratisje elsi mundet ne shtepine e tij
Makina e golave deri dje dhe e pathyeshme mes mureve kundershtare ku kishte shenuar gjithmone Celsi ofron me te keqen e vetes ne sfiden ne shtepi kunder Sanderlendit te Stiv Brus mikut te ngushte te Aleks Ferguson. Ne Stamford Brixh Anceloti shikon me syte e tij ndeshjen me te keqe te futbollisteve qe ka ne dispozicion qekur eshte trajner i Blues dhe mungesat e Lapard Esien Terri e Aleks jane vetem nje justifikim i pjesshem. Pas barazimit mes Fulhemit dhe Junajtidit Celsi ben nje gabim te rende duke nenvleresuar nje kundershtar dhe dorezohet ne shtepi ne menyren me te cuditshme. Fundi thote Sanderlend 3 dhe Celsi 0 dhe ajo qe i ka suprimuar te gjithe eshte se fitorja eshte absolutisht legjitime. Djemte e Stiv Brus perjashto nje fillim shume te mire te vendasve ku Celsi ka frenat e lojes e merituan fitoren duke luajtur me nje entuziazem dhe pa aspak frike te gjithe ndeshjen. Per pak kohe eshte pare nje Ceh ne versionin fenomen i cili mbajti gjalle nje Celsi shume te shemtuar per te qene i vertete por ne minuten e fundit te pjeses se pare edhe portieri cek eshte i detyruar te dorezohet dhe te kapitulloje ne penetrimin individual te Onuoha mbrojtesit qe improvizoi nje driblim te tre kundershtareve dhe qe shenoi golin e avantazhit per miqte me nje te majte te bukur ne shtyllen me te larget. Ai e Onuoha eshte goli i pare i Sanderlendit i cili nuk ka asnje edhe nje futbollist qe e ben rolin e sulmuesit te pare deri ne ato momente kishin shenuar vetem Bent e Gyan. Ne pjesen e dyte mendon vete Kyan per te dyfishuar per miqte. Celsi provon te riorganizohet Anceloti hedh edhe Kalu MekEachran e Kakuta por eshte e kote edhe Drogba e Anelka dy asat e teknikut te londinezeve nuk mjaftojne. Atehere fundi eshte gati i paravendosur shenohet goli i trete i miqve per nje gafe te Eshli Kol i cili jep nje asist te bukur per Uellbek qe realizon me te djathten golin e tij te pare ne Premier League me bluzen e Sanderlendit. Perfundon keshtu me triumfin e Black Cats dhe deshtimin kampioneve te Anglise.