E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama së shpejti do nënshkruajë ligjin mbi financat


Presidenti amerikan Barak Obama tha se ai dëshiron ta nënshkruajë ligjin që do të vendoste masa të reja kontrolli në ëall Street. Shefi i Shtëpisë së Bardhë shtoi se paketa rregullatore, që ai mbështet, do t'u mundësojë institucioneve financiare të fitojnë para si më parë, duke u huazuar kompanive për të ndërtuar biznese dhe krijuar punë. Komentet e tij u bënë pasi Republikanët hoqën dorë nga përpjekja e fundit e tyre për të bllokuar propozim- ligjin e Demokratëve për funksionimin e sistemit financiar.
Analistët thonë se këto janë reformat më të thella që nga Depresioni i Madh i viteve 1930-të. Presidenti Barak Obama nisi të mërkurën një fushatë për reformën në sistemin financiar të vendit në pjesën qëndrore të Shteteve të Bashkuara. Obama tha përpara një turme njerëzish në qytetin Kuinci të shtetit Ilinois se Kongresi duhet të miratojë reforma për kontrollin financiar në mënyrë që të mbrohen si konsumatorët ashtu edhe vetë ekonomia amerikane. Republikanët e opozitës në Senat ranë dakord së fundmi të lejojnë fillimin e debatit rreth projekt-ligjit, pasi e kishin bllokuar atë 3 herë brënda 3 ditëve të fundit. Projekt-ligji është propozuar nga administrata Obama dhe mbështetet nga shumica demokrate në Senat. Dhoma e Përfaqësuesve miratoi versionin e saj nga fundi i vitit të kaluar. Legjislacioni synon të kontrollojë praktikat financiare, të cilat fajësohen për krizën e ekonomisë globale në vitin 2008, duke përfshirë edhe transaksione të ndërlikuara të njohura si derivativë. Në bazë të këtij projekt-ligji, kompanitë e mëdha financiare duhet të paguajnë për një fond emergjent për bankat që dështojnë, për të parandaluar që taksapaguesit të bëjnë një gjë të tillë. Presidenti tha se plani i tij do të mbrojë konsumatorët nga praktikat financiare abuzuese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›