Mancini u ngut me deklarata

Futbollisti i Inter, Marco Materazzi, ka thënë se braziliani Amantino Mancini, është ngutur me deklaratat e tij, pasi u transferua si huazim tek rivali lokal, Milan.
“Mancini ka gabuar kur thotë se në Milanello e ka gjetur një atmosferë tjetër. Ai e ka shijuar me Interin një Scudetto e gjysmë. Nuk është e nevojshme ta pështysh një pjatë, në të cilën ke ngrënë bukë. Natyrisht, unë i uroj atij çdo të mirë të mundshme”, ka thënë mbrojtësi italian.